04/11/2022 FBK

Vlora Braha, mori pjesë në Punëtorinë e parë për SPOC Personat të organizuar nga FIBA

Vlora Braha, Zyrtare për Integritet (SPOC Person) në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë pjesë në Punëtorinë e Parë për SPOC Personat të organizuar nga FIBA në Munih të Gjermanisë.

Punëtoria është mbajtur më 2 dhe 3 Nëntor në selinë e FIBA Europe. Në këtë Punëtori, që është e para, ku edhe Kosova e ka pas përfaqësuesen e saj është diskutuar për rolin dhe rëndësinë e SPOC Personit, si dhe zbatimin në federatat përkatëse.

Qëllimi tjetër i kësaj Punëtorie ka qenë bashkëpunimi dhe integrimi i SPOC Personave, ku përfaqësuesit e kanë prezantuar edhe punën e tyre në Federatave përkatëse.

Në këtë mënyrë Braha e ka përgatitur një prezantim të punës si SPOC Person në FBK dhe bashkëpunimit të ngushtë me Sportradar dhe FIBA-n në luftën kundër manipulimit të ndeshjeve dhe çështjeve të tjera që ndërlidhen me integritetin në sport.

Braha ndër të tjera ka ndarë përvojat dhe sfidat që ka pasur deri tani në këtë rol dhe për sfidat që pritet ti ketë në të ardhmen në luftën kundër dukurive negative në sport.

Në këtë Punëtori kanë marr pjesë edhe Kamil Noval, Drejtor Ekzekutiv në FIBA, Richard McLaren, Zyrtar për Inegritet në FIBA, si dhe zyrtarët tjerë të FIBA-s, Friedrich Martens, Alison Smith, Benjamin Schindler dhe Radmila Turner.

Duhet theksuar se FBK kohë më parë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me “Sportradar”, kompaninë e fuqishme ndërkombëtare që bën monitorimin e rezultateve sportive dhe të basteve të vëna për ndeshjet sportive.“Sportradar” monitoron ndeshjet që zhvillohen në kuadër të FBK-së dhe këtë e bën nëpërmjet Sistemit Universal të Zbulimit të Mashtrimit, metodë kjo e sofistikuar për të siguruar zbulimin e bastvënësve apo atyre që synojnë të bëjnë manipulimin e rezultateve.

Me kërkesë të FIBA-s, Bordi i FBK-së më 1 nëntor 2021 e ka emëruar Personin Kontaktues për Integritet (SPOC) në FBK, në këtë rast Vlora Brahën me mandat dyvjecar.

Detyra kryesore e SPOC-ut është të jetë ndërmjetësuesi kryesor për çështjet e integritetit në mes të organizatës dhe anëtarëve të saj, si dhe me akterët e jashtëm.

Përgjegjësia e SPOC-ut është të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me manipulimin e garave, si dhe me integritetin e organizatës. Çështjet e tjera që kanë të bëjnë me integritet mund të jenë gjithashtu pjesë e portofolios së SPOC-ut. Edhe sipas Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), puna e personave kontaktues për integritet përqendrohet kryesisht në parandalimin e manipulimit të garave.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: