Të dielën (më 13 nëntor) në Prishtinë do të mbahet Klinikë me trajnerin e mirënjohur Maurizio Cremonini.
Klinika organizohet nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Klinika do të mbahet nga ora 10:00 deri në ora 13:30, ndërsa organizohet për trajnerët e gjeneratave të reja, posaçërisht në fushën e minibasketbollit.
Kjo Klinikë është vazhdimësi e SHTBK-së dhe FBK-së në edukimin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës.
Federata e Basketbollit e Kosovës në Planin Strategjik 2021-2025 e ka për objektiv të saj zhvillimin dhe masivizimin e Minibasketbollit, por në veçanti të edukimit të trajnerëve të Minibasketbollit.