13/11/2022 FBK

Trajneri i mirënjohur, Maurizio Cremonini ligjëron para trajnerëve të Kosovës

Trajneri i mirënjohur, Maurizio Cremonini ka ligjëruar para trajnerëve kosovarë, sidomos atyre që ushtrojnë me gjeneratat e reja.

Cremonini ka ligjëruar në kuadër të Klinikës, që është organizuar nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Klinikën e ka hapur Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, duke u shprehur krenare dhe e nderuar, që një trajner i njohur si Maurizio Cremonini po ligjëron në Kosovë. Dushku ka lavdëruar punën e tij të deritashme, për të cekur se ka ligjëruar në shumë vende të botës, dhe tani po ligjëron edhe para trajnerëve të Kosovës, që kanë mundësi të fitojnë njohuri nga një trajner me përvojë ndërkombëtare.

Maurizio Cremonini i cili është pjesë e stafit të FIBA Evropës për Minibasketboll ka ligjëruar në dy pjesë: Pjesa e parë ishte Puna bashkëkohore në ‘easybasket’ me 8 dhe 9 vjeçarët, duke demonstruar me fëmijë se si të bëhet kjo dhe pjesa e dytë ishte Trajnimi bashkëkohor në Minibasketboll.

Ai për faqen zyrtare të FBK-së është shprehur shumë i lumtur që po ligjëron në Kosovë dhe sheh fëmijë me potencial për të ardhmen, ndërsa Minibasketbolli është shumë i rëndësishëm për basketbollin modern në ditët e sotme.

Klinika është mbajtur në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe i Sportit.  




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: