20/11/2022 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Super ‘El Clasico’, Sigal Prishtina pas dy vazhdimeve mposht Trepçën

Në një super ndeshje në kryeqytet, Sigal Prishtina pas dy vazhdimeve triumfoi ndaj Trepçës me rezultat 76:73 (15:16, 13:12, 17:16, 11:12, 20:17), në xhiron e 11-të të Prince Caffe Superligës.

Ndeshja ka qenë e barabartë nga fillimi deri në fund, duke e bërë sfidën shumë interesante dhe fituesi të mos dihej deri në sekondat e fundit. Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, duke fituar 15:16, ndërsa periudha e dytë u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 28:28.

Pothuajse lojë e ngjashme ishte në pjesën e dytë, ku periodën e tretë e fituan vendasit 17:16, ndërsa atë të fundit mysafirët 11:12, kurse aksionin e fundit nuk e shfrytëzuan prishtinasit dhe përballja shkoi në vazhdime 56:56. Edhe në vazhdimin e parë ishte ndeshje e barabartë, ndërsa Jan Palokaj shënoi në fund për 67:67, duke e dërguar ndeshjen në vazhdimin e dytë. Faktikisht edhe vazhdimi i dytë ishte interesant, por prishtinasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 76:73.

Te Sigal Prishtina debutoi Brooks DeBisschop me 24 pikë e 14 kërcime, ndërsa u ndihmua nga Dustin Thomas me 12 pikë e tetë kërcime dhe Dardan Berisha me 16 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, ndërsa te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 17 pikë e nëntë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë e gjashtë kërcime.

Prishtinasit kanë shtatë fitore e katër humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e katër humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: