21/11/2022 FBK

Fillon Liga e Veteranëve

Të dielën ka filluar Liga e Veteranëve. Kjo është hera e parë që po organizohet Liga e Veteranëve te meshkujt, ndërsa më pas do të vazhdohet edhe te femrat. Në këtë ligë po marrin pjesë gjashtë skuadra. Të dielën garat u zhvilluan në Therandë, ndërsa më pas do të vazhdohet në qytetet tjera.

Hapjen e garave e ka bërë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu.

I pari i basketbollit të Kosovës duke përshëndetur të pranishmit kujtoi se kjo gjeneratë para dhe pasluftës kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm të basketbollin e Kosovës dhe kjo ligë po organizohet për të nderuar veprat e tyre. Fetahu shtoi se janë krenarë që po përkrahin këtë ligë.

Edhe Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharemi falënderoi kryetarin e FBK-së për pjesëmarrjen në këtë organizim dhe klubet pjesëmarrëse.

Ndeshjet ishin interesante, ku veteranët sërish u rikthyen në aksion, ndërsa pas përfundimit Jeton Islami është shpallur MVP i xhiros së parë.

Rezultatet - Java 1

Golden Eagle Ylli – Trepça      45:39

Vëllaznimi – Prishtina              29:42

Peja – Bashkimi                         34:36




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: