Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë në Superligën e Femrave.
Bashkimi kërkon fitoren e shtatë në këtë edicion, ku do të përballet me United Basketball, që ka tri fitore e tri humbje. Skuadra prizrenase ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e femrave.
Prishtina shihet favorite ndaj Trepçës, ku do të sfidohen këtë xhiro. Prishtinaset kanë pesë fitore e një humbje, kurse mitrovicaset kanë një fitore e pesë humbje.
Kampionia Penza do të ndeshet me Vëllaznimin. Skuadra pejane ka tri fitore e tri humbje, ndërsa vashat kuqezi kanë gjashtë humbje në gjashtë, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.
Superliga e Femrave - Java 7
E premte
17:30 Bashkim-United Basketball
E shtunë
15:00 Penza-Vëllaznimi
E diel
11:30 Trepça- Prishtina