Sponsor Logo

27/11/2022 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Dramë në Minatori, Purvis hero i Pejës

Peja ka fituar derbin e javës së 12-të, duke mundur Trepçën në udhëtim me shifrat 68:71 (18:22, 11:17, 14:15, 25:17).

Ndeshja në Mitrovicë ishte interesante, ku pejanët kishin epërsi deri në 15 pikë, por më pas u rikthyen mitrovicasit, megjithatë hero ishte Rodney Purvis me tre pikësh në sekondat e fundit.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 0:9 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 18:22. Në periudhën e dytë rikthehen vendasit, që ngushtuan shifrat dhe kaluan në epërsi 26:25, por më pas verdhezinjtë sërish u shkëputën për të shkuar në pushim me dhjetë pikë epërsi 29:39.

Në periodën e tretë në periodën e tretë, epërsia e mysafirëve shkoi deri në 15 pikë, 34:49, por mitrovicasit ngushtuan paksa epërsinë, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 43:54. Në dhjetë minutat e fundit ndodhi drama, ku ‘Xehetarët’ u rikthyen dhe kaluan në epërsi 64:62, afër katër minuta nga fundi dhe ndeshja deri në fund ishte e baraspeshuar, ndërsa hero u bë ish-basketbollisti i Trepçës, tani i Pejës, Rodney Purvis, i cili në sekondat e fundit shënoi për 68:71.

Te Trepça u dalluan Ken Brown me 21 pikë dhe Drilon Hajrizi me 16, ndërsa te Peja më i miri ishte Brad Waldow me 22 pikë e 16 kërcime, kurse Purvis e ndihmoi me 14 pikë.

Mitrovicasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse pejanët nëntë fitore e dy humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: