Java e tetë e Superligës së Femrave do të sjellë derbin ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit.
Këto dy skuadra së fundi u takuan në Ligën Unike, ku prishtinaset fituan 59:68, ndërkohë që në elitën e basketbollit të Kosovës për femra, prizrenaset kanë shtatë fitore në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje, kurse prishtinaset gjashtë fitore e një humbje, ku humbjen e vetme e pësuan nga prizrenaset. Për këtë arsye pritet një sfidë shumë interesante.
Kampionia e Kosovës, Penza do të sfidohet nga United Basketball. Pejanet kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa gjilanaset tri fitore e katër humbje.
Takimi i fundit për këtë xhiro është ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës, ku skuadra kuqezi ka shtatë humbje në shtatë ndeshje, kurse mitrovicaset kanë një fitore dhe gjashtë humbje, prandaj përballje të jetë shumë interesante.
Superliga e Femrave – Java 8
E premte
19:00 Prishtina - Bashkimi
E shtunë
18:00 United Basketball - Penza
E diel
15:00 Vëllaznimi - Trepça