Sonte dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Superligën e Femrave apo e fundit për stinorin vjeshtor.
Takimi i parë zhvillohet Vëllaznimit dhe Bashkimit, skuadra nga Gjakova nuk ka shënuar asnjë fitore në nëntë ndeshje të zhvilluara, kurse prizrenaset nuk kanë pësuar asnjë humbje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje.
Sfida e dytë është ndërmjet Trepçës dhe Penzës. Mitrovicaset kanë dy fitore e shtatë humbje, kurse kampionet e Kosovës kanë pesë fitore e katër humbje.
Ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe United Basketball. Prishtinaset kanë shtatë fitore e dy humbje, ndërsa gjilanaset katër fitore e pesë humbje.
Superliga – Java 10
E premte
17:00 Vëllaznimi-Bashkimi
E shtunë
13:00 Trepça-Penza
13:30 Prishtina-United Basketball