Të shtunën ka përfunduar kursi i nivelit 1 FIBA/WABC për grupin e tretë të trajnerëve të Kosovës. Ky Kurs ka filluar të hënën dhe ka zgjatur për gjashtë ditë me radhë.
Në fund trajnerët janë vlerësuar nga Instruktori i FIBA-s, z. Amri Nour, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të WABC (Shoqata Botërore e Trajnerëve të Basketbollit) dhe në fund janë pajisur me licencën e nivelit të FIBA-s.
Më herët këtë kurs e kanë ndjekur edhe dy grupe të trajnerëve.
Kursi ka qenë i mirëseardhur për trajnerët dhe Federata e Basketbollit e Kosovës do të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025.