Stafi i Federatës së Basketbollit të Kosovës i është bashkuar kampanjës “Vrapo Babadimër”.
Kjo ngjarje është mbajtur të dielën (sot) në sheshin e Prishtinës.
Kjo është hera e shtatë që mbahet ky aktivitet humanitar, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për fëmijët me nevojë.
Stafi i FBK-së ishte i kënaqur që edhe kësaj radhe ka qenë pjesë e kësaj ngjarje humanitare, ndërsa do të jetë pjesë edhe në vitet e ardhshme.
Kosova është në mesin e dhjetëra shteteve që organizojnë ngjarje të tilla humanitare.