30/12/2022 FBK

Artina Hasani diplomon në Kursin ASMC 3

Përfaqësuesja nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Artina Hasani ka diplomuar në kursin për menaxhimin e avancuar sportivë (ASMC 3).

Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 në FBK e ka përfunduar me sukses këtë Kurs që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Hasani ka përfunduar gjashtë modulet dhe punimin final, duke diplomuar me sukses para Ibër Alaj dhe Fitim Arifit.

Më herët në këtë Kurs, ka diplomuar edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Kursi i Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) është një program edukues cilësor që paraqet platformën teoriko-praktike për avancim në punë në kuadër të Organizatave Sportive Olimpike (OSO), ku bëjnë pjesë sportistët, trajnerët, gjyqtarët, klubet sportive, Federatat Sportive Kombëtare, Federatat Ndërkombëtare, Komitetet Olimpike Kombëtare, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komitetet Organizative, mediat, etj.

Programi ASMC është përpiluar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në bashkëpunim me mbi 150 ekspertë dhe shkencëtarë me renome botërore, si dhe nga menaxherë të shumtë sportiv dhe përfshinë mësimin/studimin e kompetencave kyçe që janë të domosdoshme për udhëheqje të suksesshme me OSO nëpërmjet moduleve.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: