Të enjten (nesër) në Prishtinë do të mbahet Klinika e Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Hapja e FIBA Scod Klinikës do të bëhet nga Artan Gashi, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të FBK-së, ndërsa më pas do të vazhdojë me prezantimin, ku në fillim do të jetë Faton Kurshumlija, Komesar i Garave të FBK-së. Në pjesën e dytë do të bëhet ligjërimi nga Gjorgi Piperkov, Instruktor i Gjyqtarëve të FIBA-s, kurse në pjesën e tretë do të ligjërojë Fitim Goga.
Profesori i mirënjohur Ridvan Ekmekci gjithashtu do të ligjërojë, ndërsa pas drekës do të ligjërojë sërish Gjorgi Piperkov, si dhe Faton Kurshumlija për Punëtorinë e Gjyqtarëve.
Në fund do të bëhet Online Testi për Rregullat e Basketbollit, si dhe do të bëhet Evaulimi i Klinikës.