06/01/2023 FBK

Mbahet FIBA Scod Klinika për gjyqtarët

Të enjten ashtu si ishte planifikuar është mbajtur FIBA Scod Klinika për gjyqtarët e FBK-së.

Në këtë Klinikë mes sezonale pjesëmarrës kanë qenë 37 gjyqtarë nga të gjitha listat e gjyqtarëve të FBK-së.

FIBA Scod Klinika për gjyqtarët është udhëhequr nga FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija, Instruktori i gjyqtarëve të FIBA-s, Gjorgi Piperkov, si dhe me prezantim Fitim Goga, dhe me prezantim Online në Zoom platformën Prof. Ridvan Ekmekci.

Në këtë klinikë temat e prezantuara ishin:

- Përdorimi ilegal i duarve:

- Thirrjet margjinale

- Performanca e gjyqtarëve në vitin kalendarik 2022

- Evaulimi i klipeve nga organizimi i ndeshjeve për sezonin pranveror 2023

- Komunikimi

- Online Prezantimi nga Përgatitja Mentale e gjyqtarëve

- Ndryshimet e Rregullave të Basketbollit 2022

- Online Testi nga Basketball Rules

- Punëtoria e gjyqtarëve me klipet nga SL e FBK-së

Gjorgi Piperkov i nominuar nga Departamenti i Gjyqtarëve të FIBA-s është ndarë shumë i kënaqur me organizimin e FIBA Scod Klinikes mes sezonale si dhe pjesëmarrjen e gjyqtarëve të cilët kanë qenë inter-aktiv gjatë gjithë klinikës duke parashtruar pyetje, evaulim të klipeve dhe interpretimit të rregullave të basketbollit.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: