Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 88:61 (18:20, 19:10, 25:11, 26:20), në xhiron e 17-të të Prince Caffe Superligës.
Çereku i parë i ndeshjes ishte kryesisht i barabartë me një epërsi të lehtë të mysafirëve, që e fituan këtë pjesë 18:20. Prishtinasit filluan të jenë më të mirë nga periudha e dytë. Kryeqytetasit krijuan epërsi deri në dhjetë pikë, 37:27, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37:30.
Prishtinasit nuk u ndalën dhe vazhduan me lojë të mirë në pjesën e dytë. Në periodën e tretë ata rritën epërsinë, kurse shifrat pas 30 minutash ishte 62:41. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Sigal Prishtina fitoi 88:61.
Te vendasit u dalluan Lejson Zeqiri me 11 pikë e nëntë asistime dhe Dustin Thomas me 25 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët pikëshënuesi më i mirë ishte Jordan Harris me 16.
Sigal Prishtina ka 11 fitore e pesë humbje, ndërsa Vëllaznimi numëron shtatë fitore e dhjetë humbje.