13/01/2023 FBK

Njoftim për Licencimin e Shkollave të Basketbollit në FBK

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton të gjitha shkollat për kriteret e licencimit pranë FBK-së se afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është më 18 janar.

KRITERET PËR LICENCIMIN E SHKOLLAVE TË BASKETBOLLIT  PRANË FBK-SË

Kushtet që duhen plotësuar personat që aplikojnë për tu pajisur me licencë për shkollë të basketbollit janë:

  1. Shkolla e basketbollit të jetë e kompletuar me të gjitha dokumentet e nevojshme si:
  2. a) Certifikata e OJQ-së
  3. b) Certifikata e Numrit Fiskal
  4. c) Certifikata/Leja e Kuvendit Komunal,
  5. d) Kontratat me sallat/palestrat ku shfrytëzohen terminet e stërvitjeve.
  6. Deri më 13 Janar 2023 të gjitha shkollat që aplikojnë për licencim duhet të sjellin të paktën një plan-program 1 vjeçar, për një grup-moshë të caktuar (p.sh. U12-U14) dhe i njëjti plan-program të sjellët në FBK apo edhe të dërgohet në emailin zyrtar të FBK-së: federata@basketbolli.com . Nga edicioni 2023/24 plan-programet do të jenë obligative për të gjitha grup-moshat e reja që marrin pjesë në garat e organizuara nga FBK;
  7. Deri më 18 Janar 2023 duhet ti sjellin listat me emrat e lojtarëve/eve që stërviten në shkolla (emri, mbiemri, datëlindja, vendlindja, gjatësia);
  8. Duhet të keni evidencë për aplikim për regjistrim të shkollës së basketbollit;
  9. Evidenca e palestrës (ose sallës sportive) që i plotëson kushtet elementare;
  10. Duhet të plotësohen kartonët personal të trajnerëve, evidenca e trajnerëve që punojnë në shkollë të basketbollit;
  11. Evidenca e topave të mjaftueshëm dhe madhësive adekuate të topave të parapara sipas moshës;
  12. Evidenca e koshave me lartësi adekuate për grupe të mini-basketbollit;
  13. Evidencën e orarit të stërvitjeve pasi preferohet që orari i stërvitjeve të jetë më së voni deri në ora 20:00 për fëmijët deri moshën 14 vjeçare dhe deri në ora 22:00 për grup-moshat 14-17 vjeçare;
  14. Evidenca e angazhimit në stërvitje të paktën një trajner dhe një ndihmës trajner* (nëse numri i lojtarëve është mbi 15 fëmijë);
  15. Evidenca apo regjistri i numrit të fëmijëve në stërvitje pasi që numri i fëmijëve të angazhuar në një stërvitje nuk duhet ta kalon numrin e 20 vijuesve deri në moshën 14 vjeçare, dhe jo më shumë se 16 fëmijë në grup nga mosha 14-18 vjeçare;
  16. Preferohet që të sigurohet numri i stërvitjeve sipas grup-moshave:
  17. a) Mosha U: 6 – 10 (2) stërvitje në javë*
  18. b) Mosha U:10 – 12 (2-3) stërvitje në javë*
  19. c) Mosha U:12 – 14 (3-4) stërvitje në javë*
  20. d) Mosha U:14 – 16 (4-5) stërvitje në javë*
  21. e) Mosha U:16 – 18 (5-6) stërvitje në javë*.

Për secilën grup-moshë të sillet plan-programi vjetor i punës siç e kemi cekur më lartë.

  1. Të gjitha shkollat e basketbollit duhet të jenë të gatshme të pranojnë çfarëdo kërkese, këshille apo sugjerimi nga organet e FBK-së (drejtuesit, Këshilli profesional dhe SHTBK);
  2. Duhet të zbatojnë në përpikëri Rregulloret e FBK-së;
  3. Në asnjë çast nuk duhet të keqpërdoret emri i organit më të lartë (FBK-së) duke e degraduar me veprime të palejuara siç janë marrja e të hollave nga fëmijët kinse për regjistrim të lojtarëve ku dihen trajnerët që kanë kërkuar shuma të mëdha për arsye banale;
  4. Të kemi kujdes me imazhin që i krijohet sportit ndër me të popullarizuar në Kosovë-basketbollit;
  5. Të jetë në shërbim të FBK-së kur kërkohet një gjë e tillë prej tyre;
  6. Asnjëherë të mos bëhet pengesë e lojtarëve të ftuar nga ana e FBK-së për aktivitetet e tyre;
  7. Të mos organizohen kampe private në kohën e mbajtjes së Kampit Nacional që organizohet nga FBK dhe FIBA Europe.

*Ato shkolla që e pengojnë, shantazhojnë apo edhe injorojnë organet e FBK-së do të sanksionohen në forma të ndryshme nga FBK si: përjashtimi nga garat e organizuara nga ky organ, dënimin për moskryerjen e detyrës së trajnerit, mos-ftesën e lojtarëve të këtyre shkollave në organizimet e FBK-së, kërkesë në komunat përkatëse për të ua pezulluar aktivitetet dhe funksionimin e këtyre shkollave etj. Në rast se dikush nga trajnerët apo personat zyrtarë bëhet pengesë në ndonjë formë apo tjetrën, ndaj tyre do të ndërmerren masa në përputhje me rregulloren e trajnerëve, rregulloren e përfaqësueseve, propozicionet e garave dhe rregulloren disiplinore të FBK dhe SHTBK.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: