Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 23.01.2023 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:
- Do të lejohen shikuesit në palestër, por vetëm në mënyrë jo të organizuar, si dhe pa simbole dalluese
- Biletat duhet të blihen vetëm me letërnjoftime
- Kërkesë për prokuror kujdestar për të qenë në palestër në datat e organizimit të eventit, si dhe
- Vënia në funksion e kamerave në palestër.
- Masa të larta të sigurisë, duke përfshirë këtu Policinë e Republikës së Kosovës dhe Sigurimin Privat
- Është miratuar propozimi për ristrukturim të zyrës ekzekutive të FBK-së (ndarja në departamente) dhe janë miratuar ndryshimet në Rregulloren për Organizim të Brendshëm të FBK-së
- Janë emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës
- Ka vendosur që Shpallja e Laureatëve në basketboll për vitin 2023 të bëhet në muajin dhjetor.
Në emër të Bordit Ekzekutiv të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës