02/02/2023 FBK

Vazhdon kampanja Anti-Doping në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka vazhduar kampanjën anti-doping në basketboll.

FBK po viziton klubet seniore në të dyja konkurrencat, ndërsa së fundi (dje) ishte në Prizren dhe Therandë.

Para basketbollistëve dhe stafit të këtyre skuadrave kanë folur, Vlora Braha, Zyrtare për Integritet, Adriatik Rraci, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës, Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive dhe Enea Hajdari, Këshilltare Ligjore.

Zyrtarët e FBK-së kanë treguar për pasojat që sjell dopingu në sport, përkatësisht në basketboll dhe përgjegjësitë e lojtarëve.

Kampanja është mirëpritur nga klubet e basketbollit, duke u njohur nga afër për pasojat që sjell dopingu.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrëveshje me Agjencinë e Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA) nga viti 2022. Gjithashtu FBK është përkujdesur që në fillim të këtij viti të shpërndajë listën e WADA-s me substanca dhe metoda të ndaluara 2023 te të gjithë klubet e basketbollit.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: