Gjatë fundjavës është zhvilluar xhiro e 15-të në Superligën e Femrave.
Prishtina ka arritur fitore në udhëtim tek United Basketball me rezultat 78:54. Tek vajzat e kryeqytetit u dallua Adrienne Godbold me 21 pikë e gjashtë kërcime. Prishtina ka arritur në këtë sezon 12 fitore e tre humbje, ndërsa United Basketball katër fitore e 11 humbje.
Lideri Bashkimi arriti fitore të lehtë në shtëpi ndaj Vëllaznimit me shifra 66:48. Më e mira tek vajzat nga Prizreni ishte Khadija Brown, e cila kontribuoi me 16 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime. Bashkimi ende nuk njeh për humbje këtë sezon, ndërsa Vëllaznimi ka vetëm një fitore e 14 humbje.
Fitore në xhiron e 15-të arriti edhe Penza ndaj Trepçës me rezultat 77:59. Më meritorja për fitoren e vashave nga Peja ishte Leila Omerbasiq, e cila shënoi 41 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime. Pas xhiros së 15-të, Penza regjistron nëntë humbje e gjashtë fitore, kurse Trepça ka katër fitore e 11 humbje.