Penza arriti fitore në xhiron e 15-të ndaj Trepçës me rezultat 77:59. Më shumë se gjysmën e pikëve e shënoi Leila Omerbasiq e cila në fund të ndeshjes kishte 41 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime. Nga 28 tentime për dy pikë ajo ishte e saktë 17 herë. Nga gjuajtjet e lira Omerbasiq ishte e saktë 18 herë nga 28. Fitores së Penzës i kontribuoi edhe qendra Saranda Daci me 12 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime.
Fitores së Prishtinës në Gjilan ndaj United Basketball me rezultat 78:54 më së shumti i kontribuoi Adrienne Godbold me 21 pikë e gjashtë kërcime, si dhe Etna Rexhepi me 13 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.
Bashkimi shënoi fitore ndaj Vëllaznimit 66:48, më e mira tek vajzat nga Prizreni ishte Khadija Brown me 16 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime.
TOP 5
Leila Omerbasiq (Penza), 41 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime.
Adrienne Godbold (Prishtina), 21 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.
Khadija Brown Haywood ( Bashkimi) 16 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime.
Saranda Daci (Penza) 12 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime.
Etna Rexhepi ( Prishtina) 13 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.