Bashkimi ka arritur fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Vëllanzimin në Gjakovë me rezultat 65:80 (12:16, 13:26, 16:18, 24:20), në xhiron e 22-të të Prince Caffe Superligës.
Çereku i tretë ishte kryesisht i barabartë deri pranë rezultatit 10:8, me prizrenasit më pas që me një seri prej 2:8, e fituan këtë pjesë 12:16. Periudha e dytë ishte ku u bë dallimi i madh dhe vendimtar në këtë sfidë, pasi mysafirët ishin bindshëm më të mirë dhe u shkëputën thellë për të shkuar në pushim me rezultat 25:42.
Kuqezinjtë u munduan që të rikthehen në pjesën e dytë, por nuk ia arritën qëllimit me mysafirët që kishin epërsi dyshifrore dhe nuk e rrezikuan fitore, duke triumfuar në fund 65:80.
Jordan Harris kishte 15 pikë te vendasit, kurse te mysafirët u dalluan Daniel Lekndreaj me 17 pikë e 15 kërcime dhe Fisnik Rugova me 11 pikë e 13 kërcime.
Vëllaznimi numëron tetë fitore e 14 humbje, ndërsa Bashkimi ka dhjetë fitore e 12 humbje.