13/02/2023 FBK

Nesër shorti për Përfaqësueset e reja

Nesër (e martë) në Munih do të hidhet shorti për Përfaqësueset e reja të Kosovës. Shorti do të mbahet nga ora 11:00, ndërsa e pranishme do të jetë edhe Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ku po ashtu do të marrë pjesë edhe në Punëtorinë që do të organizohet për organizatorët e Kampionateve Evropiane.

Kosova gjatë verës do të paraqitet me pesë grupmosha në garat evropiane.

Te meshkujt do të garojnë Kosova U20 në Divizionin B, Kosova U18 në Divizionin B dhe Kosova U16 në Divizion C, që do të organizohet në Prishtinë. Ndërkohë te femrat, Kosova do të paraqitet me U20 në Divizionin B dhe me U18 në Divizionin C. Divizioni B i meshkujve për U20 do të organizohet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik 2023. U18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023. U16 i Divizioni C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik 2023. Ndërkohë, te femrat U20 i Divizioni B do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023. Divizioni C i femrave U18 do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: