Rahoveci ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Vreshtarët në shtëpi kanë mundur Pejën me rezultat 79:90 (19:25, 16:17, 18:25, 26:23).
Çereku i parë nisi i barabartë, por në minutat e fundit të kësaj pjese, Vreshtarët u shkëputën, duke e fituar këtë pjesë 19:25. Periudha e dytë ishte interesante, por rahovecasit sërish në fund ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me shifrat 35:42.
Basketbollistët e Rahovecit vazhduan me lojë të mirë, madje e thelluan epërsinë, ku më e larta ishte 20 pikë, 45:65, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 53:67. Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesant, por Rahoveci arriti të ruajë epërsinë dhe të depërtojë në gjysmëfinale, ku do të përballet me Trepçën, takim që zhvillohet të premten.
Te Peja më i miri ishte Arian Qallaku me 17 pikë dhe shtatë kërcime, ndërsa te Rahoveci më të mirët ishin Bardh Rexha me dhjetë pikë e dhjetë kërcime dhe Jack Pagenkopf me 23 pikë.