22/02/2023 FBK

Nadire Kajashi pranohet në Programin e FIBA Europe, WiLead

Menaxherja e Financave në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Nadire Kajashi është pranuar në Programin e FIBA Europe, WiLead (Women in Lidership).

Ky program do të fillojë më 28 shkurt online dhe do të ketë katër ligjërata gjithsej, për të kulmuar me Seminarin (Workshop), që do të mbahet më 23/24 qershor në Lubjanë të Sllovenisë.

Ky është edicioni i dytë i këtij Programi, ndërsa në vitin e kaluar ishte 30 femra. Në këtë vit, Kajashi është në mesin e 25 femrave nga 25 shtete, ku çdo Federatë ka një përfaqësuese, ndërsa Menaxherja e Financave do të prezantojë FBK-në dhe Kosovën në këtë program shumë të rëndësishëm të FIBA Evropës.

Liderishipit të Elisabeth Cebrian dhe Radmila Turner do t'i bashkohen Lisa Clancy dhe Sarah O’Shea, që janë me cilësi të lartë nga fusha e sportit, biznesit dhe lidershipit. Ato do të ofrojnë pjesën e trajnimit të programit duke kulmuar me një seminar në FIBA EuroBasket për Femra në qershor.

Gjatë pesë muajve të ardhshëm ndjekëset e programit do të kenë mundësinë të mësojnë dhe të fitojnë përvoja të reja dhe të përmirësojnë aftësitë drejtuese për hapat e ardhshëm në karrierë.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: