Rahoveci ka shënuar fitoren e tretë në këtë edicion të elitës. Vreshtarët mundën Vëllaznimin me rezultat 88:84 (21:15, 13:23, 22:21, 20:17, 12:8), në javën e 23-të të Prince Caffe Superligës.
Vreshtarët e nisën furishëm ndeshjen, ku qysh në fillim krijuan epërsi prej nëntë pikësh, 15:6, ndërsa çerekun e parë e fituan 21:15. Megjithatë, kuqezinjtë nuk kishin udhëtuar për tu dorëzuar dhe rikthehen fuqishëm në periudhën e dytë, ku shkrin epërsinë dhe e kthyen atë në favor të tyre 34:38, sa përfundoi pjesa e parë.
Mysafirët vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, ku kishin epërsi 45:54, por vendasit nuk lejuan shkëputjen e lartë të tyre dhe afruan shifrat në 56:59, ndërsa dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesante. Rahovecasit kësaj radhe kishin fitoren në ‘duar’, por kuqezinjtë të inspiruar nga Burim Zekiqi me dy treshe e bën sfidën dramatike, që nuk përfundoi në kohën e rregullt 76:76. Edhe në vazhdime ishte përballje shumë interesante, me vendasit që triumfuan 88:84.
Te vendasit Edmond Kryeziu shënoi 18 pikë dhe Gary Blackston 17, ndërsa te mysafirët u dallua Damonte Dodd me 17 pikë e 16 kërcime, Jordan Harris me 14 pikë e nëntë asistime dhe Burim Zekiqi me 15 pikë.
Rahoveci ka tri fitore e 20 humbje, kurse Vëllaznimi numëron 8 fitore e 15 humbje.