01/03/2023 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Tate, MVP i javës

Java e 23-të në Prince Caffe Superligë dhuroi disa sfida interesante.

Peja fitoi bindshëm ndaj Ponte Prizrenit, ndërsa më i miri në parket ishte Jalen Tate me 29 pikë, tri kërcime dhe dy asistime. Tate ishte më i miri i ndeshjes dhe i javës, duke qenë hera e parë që në këtë edicion shpallet MVP i javës. Ai u ndihmua nga qendra Brad Waldow që shënoi tetë pikë, por kishte edhe 20 kërcime e gjashtë asistime.

Sigal Prishtina triumfoi në derbin ndaj Golden Eagle Yllit, ku më i miri ishte Dardan Berisha. Kapiteni i Kosovës ishte bindshëm lojtari më i mirë i kësaj sfide me 27 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime.

Trepça ka vazhduar me formë të mirë, për të regjistruar fitoren e radhës ndaj Bashkimit, ku u dallua Ken Brown me 23 pikë, tri kërcime dhe gjashtë asistime.

Ndërkohë, Rahoveci regjistroi fitoren e tretë këtë edicion në elitë, duke mundur Vëllaznimin, ndërsa Edmond Kryeziu kishte 18 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.

Top 5

Jalen Tate (Peja) 29 pikë, 3 kërcime, 2 asistime

Dardan Berisha (Sigal Prishtina) 27 pikë, 4 kërcime, 5 asistime

Ken Brown (Trepça) 23 pikë, 3 kërcime, 6 asistime

Edmond Kryeziu (Rahoveci) 18 pikë, 2 kërcime, 2 asistime

Brad Waldow (Peja) 8 pikë, 20 kërcime, 6 asistime




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: