Prishtina ka arritur të triumfojnë në derbin e xhiros së 19-të të Superligës së Femrave, duke mposhtur Penzën me rezultat 62:80.
Kësaj fitore të Prishtinës më së shumti i kontribuoi ish-lojtarja e Penzës, Kaela Hilaire me 23 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime. Ajo u shpall MVP e javës, që është hera e parë për të në këtë edicion. Hilaire u ndihmua nga bashkëlojtarja e saj Sarah Mgbeike, e cila shënoi 16 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.
Në anën tjetër Bashkimi triumfoi ndaj Trepçës me rezultat 83:69, ku kapitenia Aulona Muhadri ishte më e mira te vajzat nga Prizreni me 12 pikë, 14 kërcime dhe një asistim, kurse kapitenia u ndihmua edhe nga Dasia Evans e cila shtoi 22 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Vëllaznimi regjistroi fitoren e dytë këtë edicion duke mposhtur United Basketball me shifrat 36:44. Më e mira e vajzave nga Gjakova ishte Tianna Sullivan me 14 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.
TOP 5
Kaela Hilaire (Prishtina) 23 pikë, 7 kërcime, 6 asistime
Sarah Mgbeike (Prishtina) 16 pikë, 7 kërcime, 5 asistime
Aulona Muhadri (Bashkimi) 12 pikë, 14 kërcime, 1 asistim
Dasia Evans (Bashkimi) 22 pikë, 7 kërcime, 2 asistime
Tianna Sullivan (Vëllaznimi) 14 pikë, 12 kërcime, 2 asistime
#FBK