11/03/2023 FBK

Bashkimi regjistron fitoren e 19-të

Bashkimi ka vazhduar ecurinë pozitive duke fituar ndaj Penzes me rezultat 59:76 (14:19,19:13,8:25,18:19)

Pjesa e parë e derbit ishte më e barabartë, ku dhjetë minutat e i takuan Bashkimit, që e përmbyllën këtë pjesë më pesë pikë epërsi apo rezultat të përgjithshëm 14:19.
Penza në periudhën e dytë tregoi shenja të perfomancës të mirë ku e mbylli këtë pjesë me gjashtë pikë diferencë, 19:13.

Çereku i tretë ishte vendimtar dhe iu takoi vajzave nga Prizreni të cilat e mbyllën këtë pjesë 25:8, duke e dëshmuar super paraqitjen që e ka pasur këtë sezon. 10 minutat e fundit ishin thuajse të barabarta duke u mbyllur me rezultat 18:19 për Bashkimin.

Më e mira tek Bashkimi u tregua Khadija Brown Haywood me 20 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime. Ajo u ndihmua edhe nga qendra Aulona Muhadri me double-double prej 12 pikëve, 10 kërcime si dhe katër asistime.
Te Penza më e mira u ishte Jennings Chelsea Nicole 15 pikë dhe tëtë kërcime.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: