Sot dhe nesër do të zhvillohet java e 33-të në Ligën e Parë të Meshkujve, apo xhiroja e fundit për garat e rregullta, ku do të përcaktohen katër skuadrat më të mira që do të luajnë në “Play-off”.
Në “Play-off” do të përballen vendi 1 me 4 dhe 2 me 3, për tu përcaktuar finalistët, që do të luajnë për një vend në Superligë. Fituesi inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës, për një vend në elitë.
Istogu dhe Vushtrria që kanë nga 23 fitore e gjashtë humbje, do të sfidohen në këtë xhiro nga AS Prishtina, përkatësisht Marigona Hill Prishtina.
Bora që është në vendin e tretë me 22 fitore e shtatë humbje do të ndeshet me Gjakovën e Re, që ka 13 fitore e 16 humbje.
Skuadra prizrenase New Basket do të përballet me Prishtinën e Re. Prizrenasit janë në vendin e katërt me 19 fitore e dhjetë humbje, kurse prishtinasit kanë nëntë fitore e 20 humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj jave është ndërmjet Happy Dukagjinit dhe Dritës.
Liga e Parë e Meshkujve - Java 33
E hënë
20:30 Marigona Hill Prishtina-Vushtrria
21:00 Prishtina e Re-Neë Basket
E martë
16:00 Gjakova e Re-Bora
18:00 AS Prishtina-Istogu
20:30 Happy Dukagjini-Drita