Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sërish do të organizojë Ligën e JR NBA në Kosovë. Ky do të jetë viti i dytë me radhë që do të organizohet kjo ligë në vendin tonë, ku garojnë fëmijët e moshës 11-13 vjeç, ndërsa do të marrin pjesë 30 shkolla fillore nga e gjithë Kosova.
Më pas do të ndahen në dy Konferenca apo gjashtë Divizione. Katër ekipet më të mira do të luajnë në “Final-Four” për të shpallur kampionin në edicionin e dytë.
Në ceremoninë e Draftit më 20 mars do të jetë edhe Erik Brucker, Menaxher i Lartë për Operacionet e NBA-së dhe Gordan Giricek, ish-basketbollist i njohur i NBA-së me karrierë të pasur në basketboll.
Brucker dhe Giricek do të qëndrojnë në Kosovë, ku do të zhvillojnë edhe një stërvitje me lojtarët e rinj dhe do të kenë takime pune me drejtuesit e FBK-së.