14/03/2023 FBK

4 skuadra në garë për trofeun e çmuar

Final 4 i Ligës Unike do të vë përballë skuadrat më të mira të kësaj lige.

Dy skuadra nga Shqipëria dhe dy nga Kosova siguruan pjesëmarrjen në eventin e rëndësishëm për basketbollin e femrave në të dyja shtetet.

Flamurtari i Vlorës, Prishtina, Bashkimi i Prizrenit dhe Partizani i Tiranës, do të garojnë për trofeun e çmuar.

Në gjysmëfinale do të përballen Flamurtari me Prishtinën, që u renditën në vendin 2 dhe 3, derisa Bashkimi që ishte i pari do të sfidohet nga Partizani, që u rendit i katërti.

Kampione aktuale është Prishtina, që triumfoi në edicionin e parë dhe historik, kurse klubi vlonjat së fundi kishte triumfuar në Superkupën Mbarëkombëtare.

Orari

15 Mars 2023

E mërkurë

16:00 Flamurtari - Prishtina

19:00 Bashkimi - Partizani

16 Mars

E enjte

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Ndeshja Final




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: