21/03/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Taliyah Hopkins, MVP e xhiros së fundit

20 ndeshje, 20 fitore është bilanci i Bashkimit këtë edicion. Për fitoren e xhiros së 20-të në ndeshje me Vëllazmimin  me shifra 69:101, u dallua amerikania Taliyah Hopkins me 31 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime. Hopkins ishte e saktë 3/6 për tre pikë, si dhe 8/10 për dy pikë, ndërsa kishe bilanc 6/9 nga gjuajtjet e lira. Fitores i shtoi kontribut edhe qendra Aulona Muhadri me 17 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.

Prishtina ishte nikoqire e United Basketball, ndeshje kjo e cila u mbyll me rezultat 70:42. Kapitenia Djellza Deka pati performacën më të mirë, e cila shënoi 15 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime dhe u ndihmua nga lojtarja e natyralizuar Enxhi Xhanaj me nëntë pikë, 14 kërcime dhe tre asistime.

Penza arriti fitore në udhëtim ndaj Trepçës me rezultat 58:71. Për fitoren e 12-të më e dalluara ishte Jeta Zeka, e cila kontribuoi me 21 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime.

MVP

Taliyah Hopkins (Bashkim) 31 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime

Top5

Taliyah Hopkins (Bashkim) 31 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime.

Aulona Muhadri (Bashkimi) 17 pikë, 12 kërcime dhe 2 asistime.

Diellza Dekaj (Prishtina) 15 pikë,6 kërcime dhe 2 asistime.

Jeta Zeka (Penza) 21 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime.

Enxhi Xhanaj (Prishtina) 9 pikë, 14 kërcime dhe 3 asistime.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: