25/03/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Grumbullohen vashat e Kosovës të udhëhequra nga Shemsije Stublla

Përfaqësuesja e Kosovës në grup-moshën U20 në konkurrencën e femrave është grumbulluar për herë të parë për ndeshjet të cilat do t’i zhvillojnë në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B, që do të mbahet gjatë datave 28 korrik-6 gusht, në Kraiova të Rumanisë.

Vajzat U20 në krye kanë ish-basketbollisten e gjeneratës së artë të KB Universitetit, Shemsije Stublla Tolaj, e cila po ndihmohet nga asistenti i parë slloven Marko Roner si dhe trajneri Qëndrim Demi.

Stublla e cila është ish-basketbolliste e Universitetit të Prishtinës, është ndarë e kënaqur me motivin e treguar nga vashat e Kosovës në këtë stërvitje, duke besuar se mund të krijojnë një ekip mjaft konkurrues për Evropianin, që zhvillohet në Rumani.

Në grumbullimin e parë kanë qenë të ftuara 23 vajza, duke përfshirë edhe lojtaret që luajnë jashtë Kosovës, të cilat priten t’i bashkohen grumbullimeve të radhës.

Si te vajzat ashtu edhe tek stafi teknik i Përfaqësues është parë motiv dhe përkushtim drejt rezultateve pozitive në këtë Kampionat.

Kosova ndodhen në Grupin C, së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë.

 

#FBK #fbkkosova #Dardanet 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: