Sonte (e premte) zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve.
Bora dhe Istogu përballen në një sfidë që pritet të jetë mjaft interesante. Takimin e parë e fitoi Istogu 85:74. Nëse istogasit fitojnë sonte do të fitojnë Ligën e Parë dhe sigurojnë hyrjen në Superligë për edicionin e ardhshëm, ndërsa nëse prishtinasit fitojnë, atëherë do të zhvillohet ndeshja e tretë vendimtare.
Finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës, për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.