03/04/2023 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Gach, MVP i javës së fundit

Fundjava dhuroi ndeshjet e fundit e garave të rregullta, ku kishte pak dilema.

Sigal Prishtina e përmbylli edicionin në vendin e parë, ndërsa fitorja e fundit ishte ndaj Ponte Prizrenit. Te prishtinasit më i miri ishte Both Gach me 22 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, duke u shpallur MVP i kësaj xhiro. Ai u ndihmua nga Rezart Memedi me 26 pikë, një kërcim dhe tri asistime. Memedi ishte i saktë tetë herë për tri pikë nga nëntë tentime.

Golden Eagle Ylli e përmbylli me fitore garat e rregullta, duke mundur Bashkimin, kurse u dallua dyshja Demetris Morant dhe Henrik Sirko. Morant e përfundoi ndeshjen me dhjetë pikë, 20 kërcime e dy asistime, kurse Sirko me 28 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Trepça shënoi fitore të pritur kundër Vëllaznimit, ndërsa më i dalluari ishte me 22 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

Top 5

Both Gach (Sigal Prishtina) 22 pikë, 9 kërcime, 8 asistime

Demetris Morant (Golden Eagle Ylli) 10 pikë, 20 kërcime, 2 asistime

Rrezart Memedi (Sigal Prishtina) 26 pikë, 1 kërcim, 3 asistime

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 28 pikë, 4 kërcime, 4 asistime

Mikaile Tmusiq (Trepça) 22 pikë, 6 kërcime, 4 asistime




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: