Bashkimi ka arritur fitore ndaj Prishtinës me rezultat 70:69 (22:18, 15:18, 16:21, 17:12), duke kaluar në epërsi 2:1 në seri të Play-off-it dhe i mjafton edhe një fitore për tu shpallur kampion.
Çereku i parë i takoi vajzave nikoqire, të cilat treguan kualitet të lojës, duke mbyllur 10-të minutat e parë me rezultat të përgjithshëm 22:18, por Prishtina rikthehet në 10-të minutat e dytë, duke shënuar 18 pikë, ndërsa Bashkimi 15, kurse pjesa e parë përfundoi 37:36.
Ecurinë pozitive vajzat e Prishtinës e vazhduan edhe në çerekun e tretë, duke realizuar 21 pikë, ndërsa Bashkimi arrit të shënojë vetëm 16. Sfida u vendos në dhjetë minutat e fundit. Të dy skuadrat e deshën shumë fitoren, por në pesë minutat e fundit pranë rezultatit 64:69, prizrenaset shënuan gjashtë pikë radhazi, ndërsa asnjë prishtinaset në pesë minuta, duke bërë që fitorja tu takojë prizrenasve 70:69.
Vajzat të cilat i kontribuuan më së shumti në fitoren e Bashkimit ishin Khadija Brown Haywood me 19 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime dhe Aulona Muhadri me 16 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.
Te ekipi kryeqytetas u dallua Sarah Mgbeike me 15 pikë dhe 12 kërcime.
Tani Bashkimi ka dy fitore, ndërsa Prishtina një, kurse kampion shpallet ekipi i cili i arrin tri fitore.