24/04/2023 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Barazohet seria gjysmëfinale

Trepça ka triumfuar në gjysmëfinalen e katërt të Playoff-it ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 82:77 (20:22, 20:16, 24:25, 18:14).
 
Tashmë seria është barazuar në 2:2, ndërsa ndeshja e ardhshme në Prishtinë do të vendosë se, kush do t’i bashkohet Pejës në finale.
 
Takimi në “Minatori” ishte shumë interesant, duke u vendosur në çastet e fundit, ndërsa palestra ishte e stërmbushur me tifozë.
Edhe pse vendasit e nisën shumë më mirë me epërsi prej dhjetë pikësh 17:7, prishtinasit u rikthyen shpejt, duke fituar çerekun e parë 20:22. Në periudhën e dytë, mitrovicasit kishin epërsi të lehtë, sidoqoftë, pjesa e parë përfundoi 40:38. Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, duke bërë që fituesi të vendosej në fund. Kështu edhe ndodhi, ku ‘Xehetarët’ në fund ishin më të vëmendshëm dhe fituan 82:77.
 
Te vendasit u dalluan Jamel Artis me 16 pikë e pesë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 11 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Dardan Berisha me 23 pikë e gjashtë asistime dhe Both Gash me 16 pikë e 12 kërcime.



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: