27/04/2023 FBK

Verdhezinjë duan trofeun ballkanik

Peja është pjesë e Final 4 të Ligës Ballkanike. Ky event do të zhvillohet në Stara Zagora të Bullgarisë, nga dita e premte deri të dielën, ndërsa organizator është BC Beore.

Për skuadrën bullgare kjo është hera e parë që organizon një ngjarje të tillë, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me Pejën. Kjo ndeshje zhvillohet nesër nga ora 18:15 me kohën tonë lokale, ndërsa nga ora 15:30 ndeshen Hapoel Beer Sheva/Dimona-KK Milenijum.

Peja e ka mundur dy herë skuadrën bullgare dhe shpreson ta mposhtë për herë të tretë për të arritur në finale.

Ndeshja për vendin e tretë zhvillohet të dielën nga ora 16:00, kurse finalja nga ora 18:30.

Peja kishte përfunduar garat e rregullta në vendin e dytë me 22 pikë, apo dhjetë fitore e dy humbje, ndërsa lider ishte Hapoel me 11 fitore e një humbje, Beroe ishte e treta me gjashtë fitore e shtatë humbje, ndërsa Milenijum përfundoi në vendin e katërt.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: