10/05/2023 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Beteja III në “Minatori”

Super sfidat e “Play-off”-it të finales vazhdojnë të enjten mbrëma në “Minatori” të Mitrovicës.

Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, ashtu sic ka qenë në përballjet që janë zhvilluar në Mitrovicë këtë edicion, sidomos në garat shtesë.

Trepça dhe Peja ndeshen me skuadrat që synojnë të kalojnë në epërsi 2:1.

Ndeshjen e parë e fituan mitrovicasit 94:86, kurse pejanët u kundërpërgjigjën në takimin e dytë 107:79, duke shënuar njërën nga fitoret më bindëse në këtë edicion, e kjo pikërisht erdhi në finalen e dytë.

‘Xehetarët’ për të depërtuar në finale eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa Peja fitoi duelin verdhezi kundër Golden Eagle Yllit.

Përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe të enjten mbrëma (nesër) nga ora 20:00, ndeshje që do të transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.

Kujtojmë se, Trepça për herë të fundit ishte shpallur kampione më 2012, ndërsa Peja më 2013. Mitrovicasit fituan Kupën e këtij edicioni, ndërsa pejanët ishin finalistë të Ligës Ballkanike.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: