Sensacionale: Arben Fetahu, zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës

Sensacionale: Arben Fetahu, zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës

20/05/2023

Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Munihu. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Ky është një sukses i madh për Federatën e Basketbollit e Kosovës dhe Basketbollin e Kosovës.

Fetahu është zgjedhur me 39 vota në zgjedhjet që janë mbajtur sot në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës.

Fetahu është i pari nga sporti i basketbollit nga rajon që zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës. I pari i basketbollit të Kosovës është edhe anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission). Në asamblenë e Përgjithshme po merr pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Dushku është anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).

Fetahu dhe Dushku kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë gjatë periudhës 2019-2023.

President i ri i FIBA Evropës është zgjedhur Jorge Garbajosa, duke fituar 35 vota nga 50, për të mundur kundër kandidatin e vetëm Jean-Pierre Siutat. Ish-basketbollisti i njohur pason Turgay Demirel, i cili ishte në këtë pozitë për dy mandate 2014-2019 dhe 2019-2023.

Po ashtu janë zgjidhur 23 anëtarë të Bordit të FIBA Evropës, prej shtatë të rinj, në mesin e tyre edhe Arben Fetahu nga Kosova.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners