Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Menaxheri i Përfaqësueseve Adriatik Rraci, kanë pritur në takim basketbollisten e talentuar Astera Tuhina.
Dushku ka thënë së janë të lumtur për sukseset e Asterës, si dhe së bashku me Kryetarin Fetahu, i kanë dëshiruar suksese në Evropianin U-20, ku do të marrin pjesë Dardanet e reja.
Tuhina ka folur për sukseset individuale dhe me skuadrën Washington State Cougars.
“Edhe pjesa individuale edhe me skuadër, kam pasur suksese të jashtëzakonshme. Ky edicion ka qenë i jashtëzakonshëm. Me skuadër kemi fituar konferencën e PAC-12. Ka qenë diçka që nuk ka ndodhur më herët në kolegjin tonë”. Tutje Astera ka folur edhe për përfaqësimin që e bënë për Kosovën.
“Është ndjenjë e jashtëzakonshme me përfaqësu Kosovën. Unë kam qenë pjesë e Përfaqësueses A me vetëm 16 vjet, ndërsa vitin e kaluar kam qenë në top 5 të Kampionatit”.
Basketbollistja e talentuar ka folur edhe për synimet këtë vit, ku do të jetë pjesë e Përfaqësueses me grupmoshat U-20, kampionat i cili do të mbahet në Rumani.
Për Kosovën U-20, Tuhina u shpreh se do të jap maksimumin për të pasur sa më shumë suksese në garat ndërkombëtare.