02/06/2023 FBK

Organizohen takime me fokus grupe të FBK-së në kuadër të projektit “PROMISE”

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) po vazhdon me mjaft sukses implementimin e projektit PROMISE, ku së fundi në qendër të vëmendjes së këtij projekti kanë qenë fokus grupet që për qëllim kanë pasur diskutimin e barrierave, problemeve dhe perceptimet e lojtareve femra si dhe gjyqtareve, drejtueseve, trajnereve dhe gazetareve lidhur me barazinë gjinore.

Menaxherja e Projekteve në FBK, Edita Medunjanin ka zhvilluar takime me gjashtë (6) grupe të ndryshme, derisa diskutimet kanë qenë të mbyllura dhe do të mbetën anonime si dhe do të përdorën për qëllime të hulumtimit nga Universiteti Ramon Llull nga Barcelona që është partner në projektin PROMISE.

Sipas Medunjanin duke organizuar fokus grupet në kuadër të këtij projekti Federata e Basketbollit e Kosovës mund të përfitojë njohuri të vlefshme, të angazhojë grupet e interesit, të zhvillojë ndërhyrje të synuara, të avokojë për ndryshim dhe të monitorojë progresin, duke punuar përfundimisht drejt një mjedisi më të barabartë dhe gjithëpërfshirës për vajzat dhe gratë në basketboll, por edhe në sport në përgjithësi.

Fokus grupet kanë qenë të ndara në gjashtë profile: në lojtare aktive, përfaqësues të FBK-së, gazetarë sportiv, gjyqtarë, trajnere si dhe menaxherët e FBK-së.

Duhet theksuar se FBK për herë të parë është bërë pjesë e një projekti të Bashkimit Evropian, më saktësisht në kuadër të programit të Erasmus+.

Objektivi i përgjithshëm i projektit "PROMISE" (Një Hap Përpara për Basketbollin e Vajzave dhe Grave) është të promovojë përfshirjen dhe pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në basketboll në të gjitha nivelet e përgjegjësive nëpërmjet hartimit, zbatimit dhe vlerësimit të një programi gjithëpërfshirës të ndërhyrjes.

Projekti "PROMISE" përbëhet nga 7 institucione që mbulojnë 6 vende evropiane siç janë: Spanja, Irlanda, Kosova, Portugalia, Franca dhe Bullgaria.

Partneriteti është një kombinim i një organizate akademike, përgjegjëse për projektimin dhe vlerësimin e mjeteve, 5 federata kombëtare të basketbollit (Franca, Bullgaria, Kosova, Irlanda, Portugalia) dhe 1 federatë rajonale e basketbollit, Federata e Basketbollit e Katalunisë, e cila edhe udhëheqëse e projektit.

Numri total i sportistëve të përfshirë në programin “Agjentët transformues” që përbën thelbin e “PROMISE” do të jetë 500.

Projekti ka filluar në janar 2023 dhe do të përfundoj në qershor 2025. 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: