Elbesar Gështenja përfundon me sukses ICC

Elbesar Gështenja përfundon me sukses ICC

02/06/2023

Trajneri nga Kosova, Elbesar Gështenja ka përfunduar me sukses Kursin Ndërkombëtar të Trajnerëve, në Universitetin Hungarez të Edukimit Fizik dhe Shkencave Sportive të Budapestit.
 
Kursi Ndërkombëtar i Trajnimit të Trajnerëve (ICC- International Coaching Course) zgjatë tre muaj dhe organizohet nga Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Qendrës së Universitetit Hungarez të Edukimit Fizik dhe Shkencave Sportive.
 
Elbesar Gështenja ka qenë kandidati i Federatës së Basketbollit të Kosovës për bursë olimpike nga Solidariteti Olimpik.
 
Ky kurs është i nivelit të lartë dhe ofron trajnim për mbi 20 sporte, përgjithësisht nga 28 sporte olimpike dhe pranon vetëm studentë të përzgjedhur.
 
Federata e Basketbollit e Kosovës vazhdon t’i ndihmojë trajnerët vendorë në aspektin e edukimit sa më të mirë profesional.
 
Gjithashtu Elbesar Gështenja është ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kosovës U-16.
 
 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners