Kosova U20 ka filluar fazën e dytë të përgatitjeve në Gjakovë.
Përgatitjet e vashave dardane në këtë fazë do të zgjasin deri më 8 qershor, për të qenë sa më të gatshme për ndeshjet ndërkombëtare, që zhvillohen gjatë verës.
Në fazën e dytë të grumbullimeve u është bashkuar edhe Astera Tuhina, nga e cila pritet shumë në të ardhmen.
Atmosfera ka qenë shumë e mirë në ditën e parë të fazës së dytë, që po udhëhiqet nga përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Shemsije Stublla.
Kosova U20 do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Kraiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht.
Dardanet ndodhen në Grupin C me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë.