Ish-basketbollistja e KB Universitetit nga Prishtina, tashmë në rolin e vëzhgueses/delegates në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Vlora Braha do të merr pjesë në Punëtorinë që do të organizohet nga FIBA për Delegatët Teknik, cikli 2023-2025. Punëtoria do të organizohet në Ljubljanë prej 16 deri më 18 qershor dhe kjo do të jetë hera e parë që FBK përfaqësohet nga gjinia femërore në këtë rol, pra të delegates teknike në FIBA.
Objektivat e Punëtorisë janë:
Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit e kësaj Punëtorie do të jenë prezent në ndeshjet e FIBA EuroBasket 2023 të Femrave që ka filluar më 15 dhe do të përfundoj më 25 qershor në Izrael dhe Slloveni.
Një nga pesë qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025 është Vajzat dhe Gratë në Basketboll, ku përfshihet edhe ngritja e kapaciteteve njerëzore tek gjinia femërore, pra synimi i FBK-së është që të rrisë numrin e vajzave e grave që merren me basketboll në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, pra FBK investon në trajnere, refere, delegate, administratore, menaxhere, të gjitha këto për të shërbyer si rol modele të së ardhmes.