Kosova 3x3 në të dyja konkurrencat gjatë fundjavës do të zhvillojë kualifikimet për FIBA Europe Cup, që do të organizohen në Qipro.
Dardanët janë në grup me Andorrën, Shqipërinë dhe Irlandën, kurse vajzat dardane do të përballen me Qipron, Luksemburgun dhe Andorrën.
Sfida e parë për meshkujt do të jetë ndaj Andorrës, për të vazhduar më pas ndaj Shqipërisë dhe sfida e fundit në grupe kundër Irlandës. Ndërkohë, për vashat, takimi i parë është ndaj Andorrës, më pas kundër Luksemburgut dhe në fund ndaj Qipros.
Dy kombëtaret e para kualifikohen në gjysmëfinale, ndërsa për vendet 2-3 zhvillohet raundi i dytë.
Ndeshjet transmetohen në faqen zyrtare të FIBA-s në YouTube dhe do të shpërndahen në faqen e FBK-së në Facebook.
Kosova 3x3 Meshkujt
Arbër Sinani
Ardit Pepaj
Atik Koshi
Mërgim Jakupi
Kosova 3x3 Femrat
Anilë Selmani
Enisa Kamerolli
Saranda Daci
Sara Vraniqi
Orari i ndeshjeve te meshkujt
17 qershor
10:25 Andorra-Kosova
16:30 Kosova-Shqipëria
18 qershor
09:00 Irlanda-Kosova
Orari i ndeshjeve te femrat
17 qershor
09:35 Andorra-Kosova
15:15 Kosova-Luksemburgu
17:45 Qipro-Kosova