17/06/2023 FBK

Prizreni mirëpret Prizren Edition Challenger 3x3

Këtë të diel në Prizren te Shatervani do të zhvillohet Prizren Edition Challenger 3x3. Eventi është planifikuar të fillojë nga ora 15:00 me ndeshjen hapëse Bar-Bon-Istogu.

Tetë ekipet që do të marrinë pjesë janë: Bar-Bon, Istogu, Triple Threat, 03shat, Court Rulers, Timeless, Prishtina dhe PR 01.

Krahas ndeshje kualifikuese do të zhvillohet edhe Celebrity Game, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Organizatorët kanë premtuar spektakël në Prizren, duke ofruar muzikë, ndeshje atraktive dhe një super atmosferë të krijuar nga të gjithë të pranishmit.

Vendi i parë do të shpërblehet me 500 euro, vendi i dytë me 300 euro, Dunk Winner shpërblehet me 100 euro edhe fituesit e Three Point Winner do të shpërblehen me 100 euro.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: