19/06/2023 FBK

Ekipi Bar-Bon fitues i Prizren Edition 3x3

Të dielën në Prizren është zhvilluar turneu Prizren Edition 3x3 në organizim të klubit 3x3 Prishtina, Komunës së Prizrenit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Përgjatë gjithë ditës ishte një atmosferë fantastike në Prizren, më saktësisht tek shatërvani, ku një numër i madh i adhuruesve të basketbollit ishin të pranishëm në ndeshjet në të cilat rivaliteti ishte shumë i madh, por edhe patëm rastin të shohim basketboll mjaft atraktiv.
 
Ekipi fitues i Prizren Edition është Bar-Bon nga Prizreni pasi në finale triumfoi ndaj ekipit të Prishtinës. Me këtë rast Bar-Bon e ka siguruar biletën për pjesëmarrje në FIBA 3x3 Challenger Prishtina.
Çmimin ekipit fitues ia ndau Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, kurse ekipit finalist çmimin ia ndau Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, e cila e ndau edhe çmimin për Ujkan Karanezin, i cili triumfoi për ngulitjen më të mirë.
 
Ndërkaq në ceremoninë hapëse morën pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Drejtori i Sportit në Komunën e Prizrenit, Adem Morina dhe Fisnik Juniku, Drejtor i klubit 3x3 Prishtina.
 
Pas ceremonisë hapëse u zhvillua edhe një ndeshje atraktive ku morën pjesë, ish basketbollistët e ish basketbollistet: Shaqir Totaj, Elvira Dushku, Artan Kurti, Fikret Shatri, Anduena Rifati, Valentin Spaqi, Elinda Musliu, dhe Arbnor Rifati.
 
Duhet theksuar se prej 10 deri më 12 korrik në organizim të FBK-së në Prishtinë do të mbahet FIBA 3x3 U23 Nations League, kurse prej 14 deri më 16 korrik gjithashtu në Prishtinë do të organizohet FIBA 3x3 Women's Series dhe FIBA 3x3 Challenger Prishtina.
Organizatore e këtij super eventi është klubi 3x3 Prishtina në mbështetje të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës, Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: