Të dielën është mbajtur Kupa e Veteranëve në Prizren. Fillimisht janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale dhe më pas finalja.
Në ndeshjen e parë, Bashkimi mundi Pejën me shifrat 43:38. Ndërkohë, Bashkimit në finale ju bashku Vëllaznimi, që mundi Prishtinën 48:35. Kuqezinjtë fituan edicionin e parë të Kupës së Kosovës, pasi në finale shënuan fitore ndaj Bashkimit 42:30. Ndërkohë, MVP i turneut të Kupës është shpallur Hysni Morina i Vëllaznimit.
Ky ishte edicioni i parë i Kupës, ndërsa gjatë këtij edicioni është zhvilluar edhe Liga e Veteranëve te meshkujt, ku morën pjesë gjashtë skuadra, duke luajtur në formë të turneut në pesë qytete të ndryshme të Kosovës, ku Prishtina ishte më e mira në fund.