Arta Mustafa si trajnere dhe Jeta Zeka si gjyqtare janë duke marrë pjesë në FIBA European Women's Basketball Summit (Samiti Evropian i Basketbollit të Vajzave).
Kjo ngjarje ka filluar më 5 korrik dhe do të zgjasë deri më 9 korrik në Postojna të Sllovenisë.
Arta dhe Jeta janë deleguar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që vazhdon të investojë në kuadro, sidomos në trajnere dhe gjyqtare.
Ky event ofron trajnime për lojtaret, trajneret dhe gjyqtaret e basketbollit.
FIBA me këtë rast ofron një mundësi unike për të përmirësuar aftësitë e trajnereve dhe gjyqtareve perspektive nga shtetet e Evropës.
Ky kamp zhvillimor është nën ombrellën e FIBA Europe në bashkëpunim të Federatës së Basketbollit të Sllovenisë.
Kampi filloi në vitin 2007. Në vitin 2016, kampi festoi 10 vjetorin e krijimit. Gjatë 15 viteve të fundit më shumë se 1,330 pjesëmarrës morën pjesë në ngjarje.